back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeCovid-19, të mërkurën pritet të merret vendimi rreth lirimit të masave

Covid-19, të mërkurën pritet të merret vendimi rreth lirimit të masave

Të ngjajshme

Arjen Robben fillon karrierën profesioniste në Padel

Futbollisti legjendar, Arjen Robben filloi karrierën e tij në...

Ahmeti e nisi ditën me banorët e fshatit Blinajë: Bashkëbisedim i ngrohtë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti është takuar me banorë...

Ahmeti e nis ditën në takim me banorët e Blinajës

Kryetari i Lipjanit, njëheresh kandidat për kryetar të kësaj...

Sot varroset burri që humbi jetën nga të shtënat me armë në Llapashticë

Bashkim Spahiu, burri që humbi jetën të shtunën nga...

15 vite pas shuarjes, klubi i njohur kosovar fillon përsëri garat

Klubi i njohur kosovar, KF Studenqani ka filluar aktivitetin...

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar hotelierëve që t’i japin kohë deri të mërkurën në përfundim të orarit të tij të punës për të vendosur për lirim të masave.

Kjo gjë është bërë e ditur nga vet Oda e Hotelerisë dhe Turizmit që ka thënë se i kanë premtuar ministrit që nuk do të ndërmarrin asnjë veprim deri të mërkurën për të pritur vendimin shtetëror, pasi edhe vet ata “kanë shumë shpresë dhe kanë marrë premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektorët e mbyllura”.

“Z. Vitia ka kërkuar t’i jepet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marrin një vendim për lirimin e masave ndaj sektorëve që akoma qëndrojnë mbyllur”, thuhet në komunikatën e OHT.

Kjo Odë kërkon që të merret vendim i ri që lejon të organizohen dasmat, të hapen pishinat e në mënyrë që të punojnë edhe këngëtarët, kompanitë e dekoreve dhe të gjithë sektorët e tjerë.

Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar se të martën do të ndërmarrë një protestë, por që e njëjta nuk do të përkrahet nga Oda e Hotelirisë dhe Turizmit.

“Edhe pse kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat dhe shoqatat e tjera si motra, nuk do të përkrahim asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t’i qëndrojmë në fjalë z. Arben Vitia. Kjo do të vlejë deri më datë 26.5.2021 në ora 17:00, dhe pastaj OHT do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë”, përfundon komunikata./FrontOnline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz