back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeCovid-19 – Spitalet kroate në alarm nga mbipopullimi

Covid-19 – Spitalet kroate në alarm nga mbipopullimi

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Shoqata Kroate e Mjekëve (HUBOL) është e shqetësuar për kërcënimin e mbipopullimit për shkak të pacientëve të sëmurë rëndë Covid-19.
”Sistemi shëndetësor kroat nuk ekziston më. Sistemi nuk ekziston kur keni nevojë për të njohur dikë për t’u kuruar në një shtrat me aparatura oksigjeni”, theksoi në një deklaratë HUBOL.

”Ndërsa pacientët me sëmundje Covid-19 presin orë të tëra në spital sepse nuk ka vende të disponueshme, zyrtarët e lartë të qeverisë u qasen problemeve si adoleshentët arrogantë narcistë”, shtoi shoqata.

Aktualisht janë 1 418 pacientë me koronavirus në trajtim spitalor në Kroaci, 170 prej të cilëve janë në intubim.

Incidenca shtatëditore është rritur në vend në dy javët e fundit, në 587,9 infeksione të reja për 100 000 banorë, sipas universitetit ”Johns Hopkins” në SHBA.

Në Kroaci, 52,6% e popullsisë ka mbrojtje të plotë nga vaksinimi. /atsh

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz