back to top
Tuesday, March 10, 2026
BallinaLajme​Costa: BE-ja duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm

​Costa: BE-ja duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm

Të ngjajshme

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa deklaroi sot në Konferencën e Ambasadorëve të Bashkimit Evropian 2026 se BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm.

“Bashkimi Evropian është një projekt pajtimi dhe paqeje. Këto vlera janë të lidhura ngushtë me zgjerimin, duke e bërë atë investimin më të mirë gjeostrategjik që mund të bëjmë për të ardhmen tonë”, tha ai.

Costa u shpreh se që në ditën e parë të mandatit të tij e ka bërë zgjerimin një nga prioritetet e tija kryesore.

“Si strategjia më e suksesshme afatgjatë e Evropës, ai forcon demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ai zgjeron hapësirën tonë të vlerave të përbashkëta, të mirëqenies së përbashkët dhe të përgjegjësisë së përbashkët”, tha Costa.

Costa nënvizoi se, aplikimi i Ukrainës për anëtarësim ka sjellë një dinamikë të re, një shtysë të re për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ky moment nuk kufizohet vetëm te Ukraina, por shtrihet edhe te Moldavia dhe te të gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e tyre është brenda Bashkimit Evropian, me një proces anëtarësimi të bazuar në meritë, që garanton standardet më të larta për të gjithë”, theksoi ai.

Costa u shpreh se, për ta bërë zgjerimin realitet në vitet që vijnë, duhet të ndërmerren hapa vendimtarë, transmeton ATSH.

“Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment. Duhet të respektojmë parimin e meritës, por edhe të veprojmë me ndjenjën e urgjencës”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz