Comolli konfirmon Spallettin, Juventusi nuk planifikon revolucion
dp

Lexo edheFoda sqaron mungesat dhe vlerëson prurjet e reja te Kosova

Drejtori i Juventusit, Damien Comolli, ka dalë publikisht në mbrojtje të Luciano Spallettit pas sezonit zhgënjyes të bardhezinjve.
Ai theksoi se John Elkann vazhdon t’i besojë projektit aktual dhe se binomi Comolli-Spalletti duhet ta rikthejë Juventusin në majat e futbollit italian.
Comolli pranoi se klubi dhe tifozët janë shumë të zhgënjyer me rezultatet e fundit, por mohoi kategorikisht çdo krizë me trajnerin italian. Sipas tij, Spalletti është i përfshirë plotësisht në vendimet për merkaton dhe ndërtimin e skuadrës së re.

Lexo edheFoda sqaron mungesat dhe vlerëson prurjet e reja te Kosova
Ai shtoi se nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje nga Elkann për të rregulluar raportet me trajnerin, duke insistuar se bashkëpunimi mes palëve vazhdon normalisht dhe me objektiva të qarta për sezonin e ardhshëm.