Como nis ofensivën për Moise Kean, oferta e parë prej 30 milionë eurove nuk bind Fiorentinën
dp

Lexo edheManchester City nuk heq dorë nga Enzo Fernández, Chelsea mund ta rrisë çmimin pas afatit të humbur

Como ka bërë lëvizjen e parë konkrete për transferimin e Moise Kean, por oferta fillestare prej 30 milionë eurosh pritet të mos jetë e mjaftueshme për ta bindur Fiorentinën të heqë dorë nga sulmuesi italian.
Sipas raportimeve të Gianluca Di Marzios dhe Fabrizio Romanos, Como ka paraqitur një ofertë zyrtare në formën e huazimit për 5 milionë euro, me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 25 milionë euro të tjera.
Interesimi për Kean është përfolur prej disa javësh, ndërsa Como kërkon të shtojë numrin e futbollistëve italianë në skuadër edhe për shkak të rregullave të regjistrimit.

Lexo edheManchester City nuk heq dorë nga Enzo Fernández, Chelsea mund ta rrisë çmimin pas afatit të humbur
Como, kujtojmë se do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për herë të parë dhe po synon përforcime që të kenë një skuadër konkurruese.