BallinaÇollaku: Sot u vulos vullneti i popullit të Kosovës

Çollaku: Sot u vulos vullneti i popullit të Kosovës

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, është shprehur mjaft i lumtur që Kuvendi i Kosovws ratifikoi MSA-n. Në një postim profilin e tij në Facebook, ministri Çollaku ka thënë se sot o vulos vullneti i popullit të Kosovës, dhe se Kosova është e gatshme të marrë përsipër përgjegjësitë e saja.

 

Mesazhi i ministrit Çollaku:

Kuvendi i Republikës së Kosovës ratifikoi sot Marrëveshjen për Stabilizim Asociim (MSA) mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Tash Republika e Kosovës, nga të gjithë institucionet e veta dha përgjigjen përfundimtare dhe zyrtare për orientimin e vetë pro-evropian, dhe pro integrimit në familjen evropiane.

Para deputetëve sot prezantova se rëndësia e kësaj marrëveshjeje për orientimin strategjik, politik dhe ekomomik të vendit është jetike. Kosova tani është e gatshme për të marrë përsipër detyrimet dhe të bëjë reformat e nevojshme për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE. Siç kam thënë edhe më herët kemi një varg përfitimesh politike, ekonomike dhe ligjore që nuk lënë hapësirë për hamendje se a të duhej të ratifikohet apo jo kjo marrëveshje.

Mbi të gjitha, sot u vulos vullneti i popullit të Kosovës që e shohin vendin e vetë në familjen Evropiane. Gjithashtu edhe një herë shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë që kanë qenë pjesë e këtij procesi, duke filluar nga ish kryeministri z. Hashim Thaçi , nën udhëheqjen e të cilit ka filluar ky proces, e deri te deputetët që sot e kanë mbështetur dhe pasuruar këtë proces qoftë përmes debatit, prezencës dhe votës së tyre.

 

- Advertisement -