Tuesday, July 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇollaku: Kurti solli tensione e frikë për luftë, jo rritje pagash e...

Çollaku: Kurti solli tensione e frikë për luftë, jo rritje pagash e zhvillim ekonomik

Të ngjajshme

Klubi anglez që po i afrohet nënshkrimit me Xavi Simons

Chelsea ka aktivizuar zyrtarisht operacionin për të nënshkruar me...

Ndryshimet që do të bëhen në Gjermani gjatë gushtit

Nga mbyllja e linjës hekurudhore Berlin-Hamburg për rikonstruksion, te...

Pritje 35 minuta te “Dheu i Bardhë” për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, i ka përditësuar të...

Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë, mijëra banorë pa energji elektrike

Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po...

Opinionisti Bekim Çollaku ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, duke theksuar se Vetëvendosja nuk ka kapacitet për të menaxhuar postin e kryeministrit.

Ai e ka vlerësuar negativisht mungesën e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e tensioneve politike, veçanërisht në raport me Serbinë duke theksuar në, se pasiguria dhe frika për një luftë të mundshme janë rritur, ndërkohë që nuk ka pasur përparime në mirëqenie dhe pagat, transmeton klankosova.

”Vetëvendosja nuk ka kuadro për postin e kryeministrit. Së paku nga ajo çfarë kemi parë në këtë mandat qeverisës”.

”Ata përveç krizave të vazhdueshme politike, përveç narrativës se në Kosovë do të bëhet luftë çdo ditë, nuk kanë prodhuar diçka – nuk ka pasur rritje

ekonomike, nuk ka pasur zhvillim ekonomik, nuk ka pasur rritje të pagave, nuk ka pasur rritje të mirëqenies. Ka pasur vetëm rritje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rritje të frikës se Kosova do të ballafaqohet me një luftë, qoftë para vitit të ri apo pas vitit të ri”.

”Këto gabime janë të pafalshme, dhe zotëri Kurti do ta ketë të vështirë për t’i riparuar këto gabime”.

”S’mund ta gjykojmë Limajn se po i afrohet Kurtit për bashkëqeverisje. Nuk është fajtor ai. Përgjegjësia duhet kërkuar tek PDK, LDK e AAK se s’kanë arritur konsensus për postin e presidentit por ky është një kapitull tjetër”.

- Advertisement -

Të Fundit