BallinaLajmeÇollaku: I përmbushëm 8 rekomandimet për vizat

Çollaku: I përmbushëm 8 rekomandimet për vizat

Të ngjajshme

Liverpooli mund të detyrohet ta shesë Wirtzin, thotë ish-lojtari i Premierligës

Liverpoolit i është thënë se mund të detyrohet ta...

Kurti mbledh kabinetin: Për dy ditë rresht zotimet do t’i bëjmë program qeverisës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka...

Ndërhyrje “horror” nga Jackson, ndëshkohet me karton të kuq

Ylli i Bayernit, Nicolas Jackson ka marrë vëmendje në...

Mateo kalon kufijtë e ngacmimeve, Brikena shfaqet me të nx*ra në krah

Një moment i shkurtër nga transmetimi i përditshëm i...

Trump mohon raportimet se pesë aeroplanë amerikanë u shkatërruan

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, mohon raportimet se pesë...

Ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, thotë se Komisioni Faktmbledhës Evropian që ishte në Kosovë tashmë ka konstatuar se vendi i ka përmbushur edhe 8 rekomandimet e fundit të mbetura në procesin e liberalizimit të vizave.

Këto komente ministri Çollaku i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se në aspektin teknik Kosova është krejtësisht e gatshme për liberalizimin e vizave dhe këtë fakt, sipas tij, e ka konfirmuar edhe Komisioni Evropian gjatë raportimit përpara shteteve anëtare të BE-së.

Derisa pritet që procesi të kalojë në procedurë të vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së, të gjithë bashkëbiseduesit, sipas Çollakut, kanë rekomanduar përgatitjen e vendit dhe qytetarëve për menaxhimin e procesit pas liberalizimit të vizave, duke qenë se në këtë rrafsh shtetet anëtare të BE-së do të kërkojnë monitorim strikt të procesit dhe parandalim të keqpërdorimit me të drejtën e lëvizjes pa viza. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz