back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaJetëÇokollata e zezë përmirëson shikimin

Çokollata e zezë përmirëson shikimin

Të ngjajshme

Hamza në Prizren: Me Qeverinë time, ky vit i ri është një fillim i ri për Kosovën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sot ka...

Barcelona pa problem ndaj Villarrealit, vazhdon ecurinë pozitive

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 2:0 ndak Villarrealit...

Plagosen dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Dy persona janë plagosur sot në Kukës. Lidhur me rastin...

Armand Duka i pranishëm në ceremoninë e Lauratëve të Vitit 2025 nga Federata e Futbollit të Kosovës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është...
- Advertisement -

Konsumimi i çokollatës së zezë me përmbajtje mbi 72 për qind kakao rrit qarkullimin e gjakut, i cili mpreh shikimin.

Një studim i publikuar sot nga Rosenberg School of Optometry në San Antonio, SHBA, tregon se çokollata e zezë përmirëson shikimin te mbi 70 për qind e njerëzve.

Çokollata e zezë është e pasur me flavanol, një antioksidues i rëndësishëm.

Inflamacioni është përgjegjës për shumicën e ndryshimeve degjeneruese të ndërlidhura me gjendet e ndryshme kronike përfshirë sëmundjet e zemrës, Alzheimer dhe kancerin.

Studimet e mëparshme kanë sugjeruar se flavanol gjithashtu përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru dhe sistemin kardiovaskular në afat të shkurtër, por shumë pak hulumtime janë bërë për efektet e tij në shikimin e njeriut.

Çokollata e zezë ka tetë herë më shumë flavanol sesa qumështi me çokollatë.

Dy orë pas ngrënies së çokollatës personat që ishin pjesë e studimit u testuan për aspekte të shumëfishta të shikimit, duke përfshirë kontrastin dhe perceptimin e ngjyrave, efektet e zbehjes, shënjestrimin dhe elektrodiagnostikën vizuale.

Më shumë se 70 për qind e pjesëmarrësve kishin përmirësim në shikim pasi hëngrën çokollatën e zezë në krahasim me ata që kishin pirë qumështin me çokollatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz