back to top
Saturday, July 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditCNN: Uria në Gaza përmes fotografive

CNN: Uria në Gaza përmes fotografive

Të ngjajshme

Tregjet janë bosh. Mbeturinat nga njerëzit po grumbullohen. Sëmundjet po përhapen. Dhe njerëzit në Gaza po “shemben në rrugë nga uria dhe dehidratimi”.

Ky është paralajmërimi i ashpër i lëshuar nga më shumë se 100 organizata ndërkombëtare humanitare të mërkurën, në një deklaratë të përbashkët që i bën thirrje Izraelit të ndërpresë bllokadën e tij, të rivendosë rrjedhën e plotë të ushqimit, ujit të pastër dhe furnizimeve mjekësore në Gaza dhe të bjerë dakord për një armëpushim.

“Çdo ditë pa një rrjedhë të qëndrueshme ndihme do të thotë më shumë njerëz që vdesin nga sëmundje të parandalueshme”, thuhet në deklaratë, të nënshkruar nga Mjekët pa Kufij (MSF), Save the Children, Këshilli Norvegjez për Refugjatët dhe dhjetëra OJQ të tjera, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

“Fëmijët vdesin urie ndërsa presin premtime që nuk vijnë kurrë”.

Dhjetëra njerëz – shumica prej tyre fëmijë – kanë vdekur nga kequshqyerja që nga fillimi i konfliktit në tetor të 2023-ës, thotë ministria palestineze e shëndetësisë.

Izraeli më parë ka fajësuar Hamasin për vendimin e tij për të ndaluar dërgesat e ndihmave, duke pretenduar se grupi militant po vidhte furnizime dhe po përfitonte prej tyre. Hamasi e ka mohuar këtë akuzë.

Izraeli ka thënë se po lejon ndihmë të mjaftueshme në territorin e rrethuar palestinez, por agjencitë e ndihmës dhe shumë vende perëndimore thonë se sasia e ushqimit që arrin tek popullsia e Gazës nën kontrollin e rreptë izraelit është një pjesë shumë e vogël e asaj që nevojitet.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se uria po kërcënon dhe se 70,000 fëmijë njerëz në Gaza kanë nevojë për trajtim urgjent për kequshqyerje akute.

Fotografitë më poshtë janë publikuar nga CNN dhe përmbajnë pamje të rënda:

- Advertisement -

Të Fundit