BallinaLajmeÇmimi i vezëve arrin deri në 400 denarë

Çmimi i vezëve arrin deri në 400 denarë

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja

Gjykata Speciale ka caktuar një panel të Gjykatës Kushtetuese...

Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës

Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës. Në stadiumin ”St....

Çmimi i një pakete me 30 vezë në treg arrin deri në 400 denarë (6.5 euro). Qytetarët të revoltuar thonë se çmimet janë shumë të larta, ndërsa çmimi i një pakoje me vezë ka tejkaluar edhe çmimin e një pule të gatshme të pjekur, e cila shkon deri në 350 denarë.

Qytetarët presin që qeveria të ndërmarrë masa, ndërsa thonë se çmimet kanë tejkaluar edhe ato të Bashkimit Evropian.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se janë duke monitoruar çmimet në treg dhe inspektorati është në terren për të mbrojtur interesat e konsumatorëve.“Ne vazhdimisht i monitorojmë çmimet përmes Inspektoratit të Tregut dhe reagojmë në mënyrë aktive kur është e nevojshme. Duhet theksuar se çmimi i vezëve varet kryesisht nga produktet e tregut global, siç është soja që përdoret për prodhimin e ushqimit për pula, gjë që e bën çmimin të jetë i varur nga luhatjet në treg. Megjithatë, institucionet mbeten të përkushtuara për të kontrolluar dhe monitoruar çmimet dhe për të mbrojtur interesat e konsumatorëve”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.Çmimet në treg të vezëve kanë qenë nga 200 denarë deri në 300 denarë më parë, ndërsa vetëm për tre ditë çmimi i vezëve u rrit nga 350 deri në 400 denarë, që do të thotë se një vezë arrin rreth 13,3 denarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz