BallinaLajmeÇmimi i litrit të naftës arrin në 1.71 euro, Bajrami: Qeveria do...

Çmimi i litrit të naftës arrin në 1.71 euro, Bajrami: Qeveria do duhej të ulte TVSH në karburante në 8% dhe të përgjysmoj akcizën

Të ngjajshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në lidhje me çmimin e naftës në vend që ka arritur në 1.71 euro për litër.

Ajo ka pyetur qytetarët se si po iu duket “tavani” që ka vendosur MINT-i.

Bajrami ka thënë se sikur çmimi i naftës për ne në Kosovë janë çmimet e të gjitha produkteve që ne nuk i prodhojmë, por i importojmë.

“Kosova  në vitin 2025 ka importuar mbi 7 miliardë euro mallëra. Këtyre produkteve qeveria kurrë s’ka me pasë mundësi me ua caktu çmimin aq sa po i’a cakton naftës këto ditë, sepse çmimi i tyre më së paku varet nga autoritetet tona. Një Qeveri e përgjegjshme duke parë çmimin e naftës ish dashtë me u mbledhë urgjentisht dhe me vendosë me ulë TVSH në karburante nga 18% në 8% dhe ta përgjysmoj akcizën në karburante derisa të normalizohet tregu, këto vendime t’i përcjellë në Kuvend me datë 1 prill”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka thënë se duke parë çmimin e energjisë, normën e inflacionit 6% dhe çmimet e naftës, kabineti Qeveritar do duhej të kishte takuar disa herë odat ekonomike të vendit dhe Shoqatën e Naftëtarëve që t’iu dal në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.

“POR këto takime nuk kanë ndodhë sepse po shkojmë në zgjedhje, keshtuqë Kurti po i fërkon duart, se me këto çmime rriten të hyrat buxhetore, e sa më e madhe kriza për familjet në kohën e zgjedhjeve, aq më të vlefshme bëhen 100-shet e buxhetit për blerje votash. Strategjia e Kurtit është ‘varfëro e sundo’, andaj Kurti me gjithë strategjinë e tij të dështuar që 6 vite dhe shpurën e tij duhet të dalin në opozitë”, ka shkruar Bajrami në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz