Çmimet e naftës bien nën 70 dollarë, tarifat amerikane në fokus
dp

Lexo edheBuja fton qytetarët në protestë kundër padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së: Ata sakrifikuan gjithçka për këtë vend ndihen të harruar, të nëpërkëmbur

Çmimet e naftës ranë nën 70 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot, ndërsa investitorët ishin të shqetësuar për valën e paralajmëruar të tarifave amerikane, duke nxitur frikën se kjo mund të ngadalësojë ekonominë globale dhe kërkesën për energji.
Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie për dorëzim në tetor ishte 1.90 dollarë më i ulët se në mbylljen e djeshme të tregtimit, në 69.80 dollarë. Tregtia e fuçive për dorëzim në shtator përfundoi të enjten. Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua 1.77 dollarë më poshtë sot, në 67.49 dollarë.
Tregjet u përqendruan në valën e re të paralajmëruar të tarifave amerikane në fund të javës.
Urdhri ekzekutiv i presidentit të SHBA-së Donald Trump vendos tarifa për mallrat nga 69 partnerë tregtarë që variojnë nga 10-41 për qind. Kjo do ta rriste tarifën mesatare amerikane, sipas llogaritjeve të analistëve në Capital Economics, nga 2.3 për qind më 2024 në rreth 18 për qind.

Lexo edheBuja fton qytetarët në protestë kundër padrejtësisë ndaj krerëve të UÇK-së: Ata sakrifikuan gjithçka për këtë vend ndihen të harruar, të nëpërkëmbur
Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 7 gusht, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) tha se një shportë me naftë bruto të vendeve anëtare u rrit me 40 centë në 75.34 dollarë për fuçi të enjten.