back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeÇmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë...

Çmimet e biletave ajrore në Zvicër janë rritur me 57% në pesë vitet e fundit

Të ngjajshme

Zyrtare: Gnabry vendos për të ardhmen

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me...

​Agim Gerbeshi me flet-arrest ndërkombëtar del para gjykatës

Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, po...

Udhëtimi ajror po bëhet luks, çmimet rriten me 57% në Zvicër

Çmimet e biletave ajrore në Zvicër kanë shënuar një rritje të ndjeshme prej 57 për qind gjatë pesë viteve të fundit, sipas një analize të përbashkët të platformës së konsumatorëve Comparis dhe Institutit Ekonomik KOF, përcjell albinfo.ch.

Sipas ekspertëve, nuk pritet ndonjë ulje e qëndrueshme e çmimeve në të ardhmen e afërt. Michael Kuhn, ekspert i udhëtimeve në Comparis, thekson se biletat ajrore nuk ka gjasa të bien ndjeshëm apo në mënyrë afatgjatë.

Ai shton se, edhe pse mund të ketë një ulje të lehtë të çmimeve në muajt në vijim, në përgjithësi ato do të mbeten dukshëm më të larta se nivelet para pandemisë.

Rritja e kostove të fluturimeve po ndikon drejtpërdrejt te udhëtarët dhe industria e turizmit, duke e bërë udhëtimin ajror gjithnjë e më të shtrenjtë për konsumatorët. /Albinfo.ch

Të Fundit

Sport

ShowBiz