“Çmenden serbët”: Zvezda mund të përballet me Feronikelin në rrethin e dytë
01

Lexo edheCrvena Zvezda mbërrin në Kosovë, ja si pritet (Foto)

Mediat serbe vazhdojnë te merren me pranimin e futbollit të Kosovës, derisa tani shkruajnë për klubet tona.
Sipas ‘sporske.net’, në rrethin e dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, mund të takohen kampioni i Serbisë, Crvena Zvezda dhe kampioni i Kosovës, Feronikeli.
“Kampioni i shtetit të quajtur Kosovës, mund të takohet me Crvena Zvezdën në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, nëse shorti i vë përballë. Kjo ndodh nëse kampioni i Kosovës e kalon rrethin e parë. Mbetet të shihet nëse UEFA do ta lejojë një përballje të tillë të mundshme”, shkruan “sportske.net”, raporton “GazetaOlle.com”.

Lexo edheCrvena Zvezda mbërrin në Kosovë, ja si pritet (Foto)
Shorti për rrethin e parë dhe të dytë të Ligës së Kampionëve, hidhet më 20 qershor në Nyon të Zvicrës.
