back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaBotëClinton e bindur në fitore

Clinton e bindur në fitore

Të ngjajshme

“Nuk puthem në sy të motrës”, debat mes Benitës dhe Aurorës

Benita dhe Aurora kanë debatuar në lidhje me raportin...

Gjesti bën ndryshimin e radhës (Foto)

Pak ditë pas lansimit të projektit të tij më...

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Problemet me shëndetin e sollën në QKUK. Por, Xhevat...

Hillary Clinton u shpreh e bindur që do të mbajë ngjyrat e partisë demokrate në presidencialet amerikane.

Hillary Clinton u shpreh e bindur që do të mbajë ngjyrat e partisë demokrate në presidencialet amerikane në nëntor, gjatë një interviste në të cilën ajo vlerësoi gjithashtu se Donald Trump nuk është kompetent për të drejtuar SHBA-në.

“Do të jem kandidate e partisë sime”, tha ajo në një intervistë për kanalin CNN, ndërkohë që mbeten shumë primare dhe rivali i saj Bernie Sanders po qëndron në garë.

“Kam marrë tre milionë vota më shumë se sa ai, kam një avantazh të pakalueshëm në numër delegatësh”, theksoi ajo, duke kujtuar se ajo vetë ishte përkulur përballë senatorit Barack Obama në qershor të 2008-ës.

Në këtë intervistë, ajo sulmoi gjithashtu fuqishëm kundërshtarin e saj të mundshëm republikan, Donald Trump, duke pohuar se nuk ka kompetencat e nevojshme për të marrë presidencën. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz