Gjatë punimeve të Kuvendit të Kosovës, ka pasur disa momente qesharake
Seancave të zymta të Kuvendit të Kosovës ua ka kthyer disponimin, aktori i humorit, Adem Mikullovci, raporton T7.
Këtë formë të shpejtë e prezantimit e kishte të vështirë të kuptonte, deputeti i VV_së, prandaj zgjodhi një formë për ta kritikuar Kadri Veselin.
Veseli nuk arriti ta kuptojë qëllimin e Mikullofcit prandaj kërkonte ndihmë nga nga bashkëpartiakët.
Me të qeshura e duartrokitje, Mikullovci shpjegoi pse përdori profesionin e aktorit, në seancë.
E sigurisht që në këtë moment qesharak edhe Veseli pati një përgjigje.
Leximi i shpejtë i projektligjeve nuk qe i vetmi problem.
Derisa po lexonte pikat e mbetura nga seancat e kaluara, Veseli u kundërshtua nga opozita.
Pyetjes se pse kryeministri nuk po merrte pjesë në seancë, ai zgjidhi të ju përgjigjej në këtë mënyrë.
Momentet reklasuese të kësaj seance u shtuan edhe më shumë kur në Kuvend u fol edhe për këngëtarët e estradës.
Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, përmendi Dafina Zeqirin për të dhënë shembullin e maltretimit nëpër kufij.
Deputetët gjatë ditës kanë diskutuar edhe për shumë tema tjera ndërkohë dy interpelancat e kryeministrit nuk janë mbajtur pasi mungonte Ramush Haradinaj.