back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleDrenasÇka premtojnë kandidatet për Drenasin ?

Çka premtojnë kandidatet për Drenasin ?

Të ngjajshme

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Emilja Rexhepi: Respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarin e Kuvendit

Emilja Rexhepi nga Partia e Re Demokratike ka deklaruar...

Gol në “Diego Armando Maradona”, Chelsea në eprësi ndaj Napolit

Skuadra e Chelseat ka shënuar gol ndaj Napolit në...

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

Investitorë nga Evropa, investime në infrastrukturë dhe shfrytëzim të pasurive natyrore, të cilat vazhdojnë të mos shfrytëzohen, janë vetëm disa nga premtimet e kandidatëve për kryetar të Drenasit, zgjedhjet për të cilin do të mbahen më 4 dhjetor.

Ata kanë kritika edhe për ikjen e investitorëve. Kurse, kandidimin e Ramiz Lladrovcit nga Partia Demokratike e Kosovës e shohin si imponim të partisë, i cili ka sjellë pakënaqësi te qytetarët.Kandidatët e pavarur që kanë dal nga partia më e madhe në Drenas, Partia Demokratike e Kosovës, mendojnë se votat do t’i marrin nga elektorati i kësaj partie.

Ndërsa, kandidatët e subjekteve tjera politike, mendojnë se do të fitojnë për shkak të pakënaqësive nga partia që drejton Drenasin që nga paslufta.Kandidati i Pavarur për komunën e Drenasit, Naim Bazaj, tha për KosovaPress-in se qytetarëve të Drenasit iu premton vetëm investime. Ai në të njëjtën kohë përmendi shifrën për rreth 985 mijë euro që ka humbur komuna e Drenasit për shkak të ikjes së investitorëve.

I pyetur për kandidaturën e ish-ambasadorit, Ramiz Lladrovcit për kryetar të Komunës së Drenasit, ai tha se Lladrovci nuk është dashtë t’i prishë kolltukët atje e as të vijë nga qendra por të vijë me propozime konkrete. Ai shpreson që më nuk do të bëhen imponime nga niveli qendror si kësaj here, sepse në të njëjtën kohë edhe e kanë humbur kandidaturën dhe sipas tij këto po sjellin edhe pakënaqësi tek qytetarët.

Kandidati tjetër i pavarur, Rrahim Elshani, ka folur për problemet të cilat janë në komunën e Drenasit, duke u zotuar se ka hartuar plane konkrete për t’i përmirësuar të gjitha këto. Kurse, për propozimin e ish-ambasadorit, tashmë kandidat për këtë komunë, ai tha se këto struktura që janë zgjedhur nuk sjellin ndonjë ndryshim.Në anën tjetër, kandidati nga Nisma për Kosovën, Isa Xhemajli, tha se nuk do të punojë për subjektin e tij politik por për qytetarët e Drenasit dhe se qeverisjen do të bëj me ta. Ai është zotuar se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo në sundim të tyre. KosovaPress ka tentuar të flas edhe me kandidatin e partisë më të madhe në Drenas, Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz LLadrovcin, por një gjë e tillë ishte e pamundur. Ndryshe, zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë komunë do të mbahen më 4 dhjetor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz