Në qytetin e vogël të Redding Kaliforni, tre vajza ishin në një park duke luajtur lojën me smartphonat e tyre, kur iu kanosen tre gra dhe katër burra.
Nje rast tjeter ishte këtë fundjavë,kur një vajzë u godit me thikë nderkohe qe luante Pokemon Go.
Plagët nuk ishin kërcënuese për jetën, dhe duke u përpjekur për të ndihmuar mikun e saj, Zacariya Bradshaw u godit në qafë me një shkop dhe u grabit.
Në Florida, një 19 dhe 16-vjeçare duke luajtur lojën në makinën e tyre, u qelluan nga nje banor i asaj lagjeje.
Në Nju Jork, një burrë 28-vjeçar u përplas me një pemë duke luajtur lojën, ndërsa dy të tjerë rane 50 m poshte një shkëmbi në San Diego.
Rritja e lojrave fizike !
Në pak më shumë se disa javë, Pokemon Go ka përdorues më aktive sesa Twitter, dhe thuhet se eshte duke bërë më shumë se 1.6 miliard $ në ditë.
Aksionet në Nintendo janë rritur 25 për qind, duke shtuar rreth 7.5 miliard $ për aksion.
Por kush mban pergjegjesi per te gjitha incidentet e shkaktuara nga kjo teknologji ?
krokodili