back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeÇka ndodhë me ata që e shajnë UÇK’në, sipas ligjit për Mbrojtjen...

Çka ndodhë me ata që e shajnë UÇK’në, sipas ligjit për Mbrojtjen e Vlerave?

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Në një nga nenet e projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK’së, të iniciuar nga PDK’ja, thuhet se të gjithë qytetarët e Kosovës detyrohet ta respektojnë UÇK’në. Deputeti i PDK’së, Gazmend Bytyçi, i pyetur për qytetarët serbë të Kosovës, që kanë qasje tjetër ndaj Ushtrisë Çlirimtare, thotë se ajo ka luftuar edhe për lirinë e tyre.

Për nenet, të cilat janë parë si problematike nga ambasadat e huaja, Bytyci thotë se i lejojnë përmirësimet.

“Nuk themi se duhet të jenë vetëm ashtu. Ne jemi të hapur për të bërë përmirësime”, ka thënë Bytyçi.

Sipas deputetit të PDK’së, serbët në Kosovë duhet të mësohen në respektimin e UÇK’së, sepse, sic thotë ai, UCK’ja ka luftuar edhe për lirinë e tyre.

“Ne e kuptojmë realitetin politik, e kuptojmë se si është formuar shteti i Kosovës, me cilët aleatë është formuar, e kuptojmë edhe Kushtetutën, por ne duhet t’i mësojmë edhe shtetasit serbë se UÇK’ja ka luftuar edhe për lirinë e tyre”.

“Do të ishte në të mirë të tyre të lirohen nga një propagandë shumë vjeçare dhe shekullore se Kosova është vend i tyre, me gjithë atë mitologji false. Kosova është vend i qytetarëve të saj, dhe me këtë duhet të mësohen të gjithë brenda, por edhe fqinjët e saj” , ka thënë tutje ai.

Bytyçi nuk tregon nëse me këtë ligj do të sanksionohet çdokush që ka mendim ndryshe për UÇK’në, por thotë se “për ata që shajnë UÇK’në”, marrin “dënime” sipas ligjeve bazë të Kosovës.

“Ne me këtë ligj, do t’i përshtatemi ligjeve bazë të Republikës së Kosovës”

“Unë nuk do të doja që ky ligj ta frikësonte as një qytetar të Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera deputeti i PDK’së. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz