Përgatitjet për shënimin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë së Finlandës, kanë marrë vëmendjen e opinionit finlandez dhe atij evropian.
Faqet e para të këtyre medieve, janë me lajme se kush nga personalitetet botërore, politike dhe jopolitike, merr pjesë në këtë shënim të përvjetorit të pavarësisë së Finlandës.
Rëndësi e madhe i është kushtuar ardhjes së Princit William të Mbretërisë së Bashkuar apo edhe legjendës së futbollit, Leo Mesi.
Koincidenca e solli në këtë eveniment jubilar edhe Ramiz Lladrovcin, duke qenë pjesë e shënimit zyrtar të jubileut.






