HomeLajmeÇitaku reagon për përdorimin e një vajze të vogël në Vushtrri nga...

Çitaku reagon për përdorimin e një vajze të vogël në Vushtrri nga Kurti, për fushatë: E neveritshme, e papranueshme

Të ngjajshme

Adelina nis pushimet, ekspozon trupin si ‘peshk’

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret me të komentuar...

Çfarë fsheh trajneri i ri i Shqipërisë për “debutimin e zjarrit” me Izraelin?

Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret nesër në fushën e...

Dispozita e ligjit për shtetësinë, Sveçla: Ka qenë pjesë e legjislacionit që nga viti 2008

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Sveçla: Jemi në proces të pagesës së orëve shtesë për zyrtarët policorë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,...

Lamine Yamal dhe Ronaldinho bashkohen për një reklamë të Kupës së Botës 2026

Ylli i futbollit të ri, Lamine Yamal, është takuar...

Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, ka reaguar për keqperdorimin e fëmijëve në fushatë nga Kurti.

Konkretisht, në një rast Kurti në Vushtrri duke ia dhënë fjalën një vajze të vogël e cila mallkonte politikanët e tjerë me fjalët, “ju vraftë Zoti e Allahu’.

Për Çitakun kjo është e paparanueshme.

“Fëmijët nuk janë rekuizita fushate. Nuk janë instrumente për kultin e individit. Nuk janë mjet për të prodhuar emocione apo duartrokitje. Paramendojeni për një moment sikur një gjë të tillë ta kishte bërë dikush tjetër. Fëmijët duhen lënë jashtë betejave politike. Gjithmonë”, ka shkruar Çitaku.

E plotë:

E neveritshme. E papranueshme.

Fëmijët duhet të jenë të mbrojtur nga politika, jo të përdoren si mjete propagande në tubime partiake.

“Albin baba”. Ky që paraqitet si intelektual, progresiv e i emancipuar, merr një fëmijë në skenë dhe e bën pjesë të lojërave të tij politike. Në vend se ta mbrojë nga politika, e përdor për politikë.

Fëmijët nuk janë rekuizita fushate. Nuk janë instrumente për kultin e individit. Nuk janë mjet për të prodhuar emocione apo duartrokitje.

Paramendojeni për një moment sikur një gjë të tillë ta kishte bërë dikush tjetër.

Fëmijët duhen lënë jashtë betejave politike. Gjithmonë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz