back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇitaku për Musliun: Ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend, sulmet...

Çitaku për Musliun: Ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend, sulmet ndaj saj tregojnë panik

Të ngjajshme

Agron Canolli më i votuari në Listën e PDK-së në Prishtinë, mbi 1 mijë e 100 vota

Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës, Agron Canolli nga...

Latifi publikon pamje nga punimet në ndërtimin e rrugës Rahovec-Xërcë me katër korsi

Kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi ka publikuar pamje...

Komandanti i FSK-së priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim...

Vdekja e shtetases gjermane në Jazhnicë, operacioni i evakuimit zgjati 9 orë

Një shtetase gjermane ka humbur jetën pas një aksidenti...

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar veprimin e sotëm të deputetes Ganimete Musliu, në Kuvendin e Kosovës.

Ajo u shpreh se Musliu s’ka bërë asgjë tjetër, veçse sipas saj, e ka ushtruar të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend.

Çitaku tha se sulmet ndaj saj, tregojnë jo vetëm panik, por edhe vetëdije të mjerë politike.

“Ganimete Musliu, deputete e zgjedhur e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk bëri as më shumë e as më pak, veçse e ushtroi të drejtën kushtetuese të fjalës në Kuvend. Sulmet e ulëta ndaj saj nuk tregojnë vetëm panik, por edhe një vetëdije të mjerë politike”.

“Gjuha fyese dhe denigruese, mjet i përhershëm i Vetëvendosjes dhe eksponentëve të saj, synon të linçojë këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. Por, PDK nuk i nënshtrohet askujt. Dhe kurrë nuk do t’i nënshtrohet”, u shpreh tutje Çitaku në Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz