back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditÇitaku pas reagimit të VV-së: S’po ndalen tendencat për ta përmbysur rendin...

Çitaku pas reagimit të VV-së: S’po ndalen tendencat për ta përmbysur rendin kushtetues

Të ngjajshme

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar për përpjekje të vazhdueshme për të përmbysur rendin kushtetues të vendit.

Sipas Çitakut, reagimi i sotëm i VV-së dëshmon qartë këtë tendencë, pasi fillimisht kanë nisur me sulme personale ndaj gjyqtarëve kushtetues dhe më pas kanë vazhduar me një komunikatë zyrtare kundërshtuese.

“Kjo qasje është rrezik për demokracinë dhe për gjithçka që është ndërtuar në këtë vend me shumë sakrificë e mund”, u shpreh Çitaku, duke theksuar se Lëvizja Vetëvendosje ka si qëllim “delegjitimimin e çdo institucioni dhe i vetë demokracisë.”

“Por kjo mendësi nuk do të kalojë. Nuk do ta lejojmë”, ka shtuar ajo, raporton lajmi.net

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar publikisht vendimin e publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese, duke e cilësuar atë si “devijim të rrezikshëm nga roli kushtetues”.

Në një reagim të shpërndarë në Facebook, VV ka kritikuar ashpër Gjykatën Kushtetuese, duke e akuzuar se “ka zgjedhur të shpikë arbitrarisht rregulla”, në vend që të mbështetet në Kushtetutën e vendit./Lajmi.net/

Postimi i plotë:

“Tendencat e LVV-së për të përmbysur rendin kushtetues nuk po ndalen. Reagimi i tyre i sotëm e dëshmon qartë këtë. Filluan me sulme denigruese e personale ndaj gjyqtarëve një nga një, e vazhduan me komunikatë zyrtare. Kjo qasje është rrezik për demokracinë dhe për gjithçka që është ndërtuar në këtë vend me shumë sakrificë e mund. Qëllimi i tyre tashmë është i qartë: delegjitimimi i çdo institucioni dhe i vetë demokracisë. Por kjo mendësi nuk do të kalojë. Nuk do ta lejojmë”./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit