back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleÇitaku i reagon ashpër ministrit Maqedonci që kritikoi Evropën nga Tajvani: Çfarë...

Çitaku i reagon ashpër ministrit Maqedonci që kritikoi Evropën nga Tajvani: Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie!

Të ngjajshme

Deputeti i PDK-së: VV nuk i ka numrat për qeveri, qëllimshëm bëjnë bllokada

Tashmë janë bërë shtatë muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve...

Kultivoi bimë narkotike në Malësinë e Madhe, arrestohet 54-vjeçari

Një 54-vjeçar u arrestua nga policia në Malësinë e...

Shefja e Komisionit Evropian kërkon sanksione dhe pezullim të pjesshëm të tregtisë me Izraelin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi...

Trumpit nuk i lejohet të shkarkojë guvernatoren Cook

Donald Trump nuk mund të shkarkojë guvernatoren e Rezervës...

Zyrtarja e lartë e PDK-së dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklarimeve që ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i ka bërë gjatë një samiti në Tajvan, duke kritikuar Evropën për investimet në mbrojtje dhe duke thënë se Kosova po bëhet me fabrikë armatimi, gjë që s’e ka ende as Franca.

Çitaku thotë se kur sheh deklarime të tilla nga njerëz që kanë përgjegjësi, s’e di nëse duhet të qeshësh apo të qash.

“ Pra, Ministri i Mbrojtjes, ende në detyrë, ka vizituar Tajvanin dhe ka mbajtur një fjalim që, në rrethana të tjera, mund të na dukej qesharak po të vinte nga dikush pa peshë dhe përgjegjësi politike.

Por kur një ministër, i cili drejton një prej dikastereve më të ndjeshme të Republikës, viziton një vend me të cilin nuk kemi marrëdhënie diplomatike për arsye të njohura dhe aty flet për dështimin e Evropës në fushën e mbrojtjes, ndërsa pretendon se Kosova do të ndërtojë një fabrikë që as Franca – eksportuesja e dytë më e madhe në botë e armatimit – nuk e ka, atëherë s’di nëse duhet të qeshësh apo të qash.

Çfarë diletantizmi, çfarë papërgjegjësie”, ka shkruar Çitaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz