Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për Dimal Bashën, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ajo ka pohuar se Basha është njeriu që përfaqëson më së miri Lëvizjen Vetëvendosje.
“Kryetar i Kuvendit ka qenë Jakup Krasniqi, ka qenë Kadri Veseli, ka qenë Nexhat Daci, mirëpo këtë degradim në Kuvendin e Kosovës e ka sjellë Lëvizja Vetëvendosje.”
“Dimal Basha është zgjedhja e tyre, ai është përfaqësuesi më tipik i Lëvizjes Vetëvendosje,” u shpreh Çitaku.