back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaLajmeÇitaku akuzon VV-në për sabotim të projekteve energjetike: Nagipi e Martini janë...

Çitaku akuzon VV-në për sabotim të projekteve energjetike: Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, me 28 dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi

Të ngjajshme

Ish-presidenti i Hondurasit lirohet nga burgu në SHBA pas faljes nga Trump

Juan Orlando Hernández, ish-Presidenti i Hondurasit, është liruar nga...

Nuk i prin fati, Justin Bieber humb papritur mijëra ndjekës

Edhe pse dukej se Justin Bieber ishte një hap...

Përparim Rama pyet ministrin në detyrë të Financave: Pse nuk po i qet paret, Hekuran?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj...

KQZ ende s’i kanë marrë paratë nga Qeveria për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi buxhetin për...

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar se që nga themelimi ka sabotuar të gjitha përpjekjet shtetërore për ndërtimin e kapaciteteve energjetike të vendit.

Në një postim publik, Çitaku tha se VV ka kundërshtuar projektet strategjike si Termocentrali “Kosova e Re” dhe gazpërçuesi amerikan, duke i cilësuar këto veprime si pengesë të drejtpërdrejtë për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë kombëtare, raporton lajmi.net

Ajo theksoi se mungesa e pavarësisë energjetike ka rënduar qytetarët dhe bizneset me çmime të larta, duke krijuar, siç tha ajo, terren për “pasurimin e mafies energjetike”.

“Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella”, shkroi Çitaku, duke aluduar në hetimet e fundit në sektorin energjetik.

Postimi i plotë:

Lëvizja VV prej ditës së parë si parti politike, në mënyrë aktive dhe shpeshherë edhe me dhunë, ka sabotuar çdo iniciativë të institucioneve të Republikës së Kosovës për të ndërtuar kapacitetet tona energjetike.
Nga Termocentrali Kosova e Re e deri tek projekti amerikan i gazpërçuesit, VV ka kundërshtuar dhe bllokuar çdo përpjekje për zhvillim.
Sot, pavarësia energjetike nuk është vetëm çështje ekonomike. Është çështje e sigurisë kombëtare.
Ata e bllokuan Kosovën, i rënduan familjet dhe prodhuesit vendorë me çmime të papërballueshme dhe pasuruan mafien energjetike.
Nagipi e Martini janë vetëm maja e ajsbergut, rrënjët duken shumë më të thella.
Më 28 Dhjetor kësaj mendësie i vjen fundi.
Ata po e shohin, prandaj janë në panik./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz