back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeCipi për bazën e UÇK'së në Prapaçan: Ishte si hotel me 5...

Cipi për bazën e UÇK’së në Prapaçan: Ishte si hotel me 5 yje

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...

Abdixhiku në Mitrovicë: Ky qytet meriton qetësi dhe zhvillim ekonomik

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku e ka...

Shala: Kurti është kreu i mafisë energjetike në Kosovë

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ferat Shala...
- Advertisement -

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Dukagjinit, Adnan Krasniqi, i njohur si Cipi, ka folur për përvojën e tij gjatë kohës së luftës, si një ushtar i ri.

Ai ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se ka ushtruar 3 muaj e më shumë, para se të përfshihej në luftime.

- Advertisement -

“Kam ushtruar 3 muaj e më shumë për luftën. S’kishte armë për mua”, ka treguar ai.

Cipi ka folur për qëndrimin e tij në bazën e UÇK’së, në Prapaçan, që udhëhiqej nga Tahir Zema.

“Prapaçani ishte lluks i jashtëzakonshëm për ne luftëtarët”, ka thënë ai.

“Erdhëm të lodhur, të rraskapitur… Ishte komoditet, si në hotel me 5 yje, për atë kohë”, ka thënë ai.

“Kishte ushqim të mirë, krevatet i kishim më të mirë vetëm në shtëpitë tona”, ka kujtuar Cipi në T7. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz