back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaShowBizCilët banorë do shkojnë në finale sipas Stelinës? Ish-banorja habit me përgjigjen

Cilët banorë do shkojnë në finale sipas Stelinës? Ish-banorja habit me përgjigjen

Të ngjajshme

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së mërkurës në...

Google përmirëson Gmail-in tuaj falas me funksione të reja inteligjente

Nëse përdorni Gmail, posta juaj elektronike po bëhet shumë...

Grupi i minoriteteve e quan si shqetësues vendimin e Kushtetueses

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese ka publikuar tekstin...

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Stelina, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” ku ka folur për rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një moment gjatë intervistës, kur u pyet në lidhje me të gjithë banorët, kur u pyet për Selin dhe Kristin, ajo u shpreh se i sheh finalistë të këtij edicioni të pestë të reality show-t.

“Për mua është finalist. Nuk e di a do ta fitojë, po për mua është definitivisht finalist. Kristi fle gjithë ditë, çohet dy orë dhe bën çorap gjithë shtëpinë. Nuk e di se si e bën, nuk e kuptoj”, tha Stelina për Kristin.

Ndërsa për Selin, ish-banorja tha:

“Kukulla e shtëpisë, e kam shumë xhan. Mendoj se kam fituar një mike shumë të mirë jashtë Big Brother. E shoh si finaliste të “Big Brother”. Mirin e kam nga zemra, kurse për Selin dhe Kristin i mendoj në finale”

“Përtej dashamirësisë që ke për Mirin, pra jo me zemër, por kush mendon me mendje dhe ftohtë se e fiton Big Brother?”, ishte pyetja drejtuar më pas dhe Stelina u përgjigj:

“Me mendje të ftohtë dhe pa zemër, duke qenë se thashë se Selin dhe Kristin i shoh finalistë, jam mes këtyre të dyve. Nëse nuk do thosha për Mirin. Po nuk di ta ndaj se të dy kanë situata të forta në shtëpi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz