Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione me kërkesë të nënkryetarit të këtij komisioni është mbajtur mbledhje urgjente për ekspozitën e masakrave të viteve 1998-1999.
Ky komision nuk shkoi pa kritika dhe përplasje, pasi në një situatë jo fortë të mirë u gjenden deputeti i VV-së Salih Zyba dhe ai i LDK-së, Armend Zemaj.
“Cila agjendë t’ka shti me kall kuvendin”, dëgjohet teksa i thotë Zemaj deputetit Zyba.
Zemaj i tha tutje Zybajt se që 10 vite ai nuk ka propozuar asnjë temë.
“Je i vetmi deputet që 10 vjet në Kuvend të Kosovës nuk ke pasur ndonjë temë”, shtoi tutje ai.