Çiftet shqiptare të showbizit që i dhanë fund lidhjeve në 2026

Viti 2026 ka sjellë disa zhvillime të papritura në showbiz-in shqiptar. Përveç romancave të reja, disa çifte të njohura kanë zgjedhur t’i japin fund historive të tyre të dashurisë.
Santiana Maloku dhe Patris Berisha
Santiana Maloku dhe Patris Berisha kanë qenë një prej çifteve më të komentuar nga publiku. Gjatë këtij viti, dyshja i dha fund lidhjes, duke vazhduar tashmë rrugët e tyre të ndara.

Sarah Berisha dhe DJ PM
Sarah Berisha dhe DJ PM gjithashtu janë përfshirë në aludimet për ndarje gjatë 2026. Ndryshimet në rrjetet sociale dhe mungesa e daljeve të përbashkëta shtuan dyshimet e fansave, megjithëse jo çdo pretendim është konfirmuar publikisht nga dyshja.

Lexo edheChris Rock zbulon cili aktor nuk e priti mirë shakanë në Oscars

Një tjetër histori që mori vëmendje ishte ajo e Françeska Muratit dhe babait të djalit të saj. Pas shumë aludimeve në rrjet, Françeska konfirmoi se ata ishin ndarë prej kohësh, duke bërë të ditur se marrëdhënia e tyre tashmë është vetëm si prindër të djalit të tyre.
Kështu, 2026-ta po rezulton një vit me shumë ndryshime në jetën sentimentale të personazheve të njohur.
Disa lidhje përfunduan, disa të tjera vazhdojnë ende, ndërsa publiku mbetet kurioz të shohë se cilat çifte do të qëndrojnë së bashku deri në fund të vitit./Indeksonline/















