back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaBotëChicago: Qellohet emigranti që iu shmang arrestimit

Chicago: Qellohet emigranti që iu shmang arrestimit

Të ngjajshme

Incidentet tragjike nuk kanë fund në Shtetet e Bashkuara, teksa një person u vra në Chicago nga një oficeri i Emigracionit dhe Doganave.

Departamenti i sigurisë kombëtare tha se viktima u përpoq t’i shmangej arrestimit, duke tentuar të përplas me makinë oficerët dhe mori zvarrë njërin prej tyre. Oficeri, i frikësuar për jetën e tij, qëlloi me armë zjarri.

Si oficeri ashtu edhe shoferi u dërguan në spital, por ky i fundit nuk ia doli të mbijetonte. Viktima u identifikua si Silverio Villegas Gonzales dhe departamenti i Sigurisë Kombëtare tha se nuk dihet kur ai kishte hyre në Shtetet e Bashkuara, por kishte histori të mëparshme të drejtimit të mjetit në mënyrë të pakujdesshme.

Vrasja e Villegas-Gonzalez vjen në të njëjtën javë kur Drejtoria e Emigracionit dhe Doganave nisi fushatën e saj të zbatimit të ligjit kundër emigrantëve të paligjshëm “Operacioni Midway Blitz” në të gjithë shtetin e Illinois, duke u përqendruar veçanërisht në Çikago.

Ky operacion shkaktoi protesta dhe jashtë një qendre paraburgimi për emigrantët në Çikago pati përplasje mes qytetarëve dhe oficerëve.

Madje presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të nxjerrë gardën kombëtare në rrugët e Chicago për t’u përballur me krimin në rritje. Sipas administratës republikane, guvernatori demokrat Pritzker ka lejuar të huajë të paligjshëm dhe kriminelë që të enden të lirë në Çikago dhe Illinois.

Së fundmi Trump tha se Garden Kombëtare do e nxjerrë dhe në Mempfis, duke e quajtur qytetin te trazuar. Garda në Memphis do të shënonte një përshkallëzim në përdorimin e trupave nga presidenti dhe vjen afërsisht një muaj pasi ai dërgoi Gardën Kombëtare në rrugët e Uashington.

Memphis ka një nga normat më të larta të krimit në SHBA, me 2501 krime të dhunshme për 100,000 banorë, tregojnë të dhënat nga FBI.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz