Chelsea i prin garës për yllin e Premierligës
dp

Lexo edheAFC inspirohet nga UEFA, do të krijojnë edhe ata një “Nations League”

Chelsea po mendon që tani për vitin e ardhshëm.
“Blutë e Londrës”, synojnë një zgjidhje afatgjatë për të zëvëndësuar Enzo Fernandezin, i cili u largua në verë drejt Manchester Cityt.

Sipas “The Telegraph”, Chelsea po i prin garës për yllin e Bournemouthit, Alex Scott teksa e shohin si objektivin kryesor për mesfushën.

Lexo edheAFC inspirohet nga UEFA, do të krijojnë edhe ata një “Nations League”
Scott do të ketë edhe një vit të mbetur në kontratën e tij në fund të këtij sezoni dhe Chelsea nuk është i vetmi klub që e ndjek atë, Liverpooli, i drejtuar nga ish-trajneri i Scottit te Bournemouth, Andoni Iraola, ka treguar interes për të, ashtu si edhe Arsenali.
Ai ka gjithsej 95 paraqitje me Bournemouthin, duke hyrë në listën e një prej mesfushorëve më të mirë të Premierligës dhe Kombëtares Angleze./IndeksOnline/