back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajme“Charter-i u nis nga Tirana”/ Berisha: Ministrat dhe Rama takim me mafian...

“Charter-i u nis nga Tirana”/ Berisha: Ministrat dhe Rama takim me mafian në Aurba, u pritën nga bandat shqiptare

Të ngjajshme

Carmen Electra i elektrizon fansat me postimin e fundit

Aktorja Carmen Electra ka elektrizuar fansat me një seri...

Foto e rrallë e Agim Bahtirit me bashkëshorten duke drekuar bashkë

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar ndjekësit e...

Xabi Alonso për ndeshjen e nesërme: Do jetë shumë taktike, jemi përgatitur

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso është paraqitur sot...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur edhe ditën e sotme akuzat ndaj kabinetit qeverisës dhe kryeministrit Edi Rama për lidhje me banda kriminale.

Ai përmendi ishullin e Arubas, ku sipas tij, një delegacion me zyrtarë të lartë të Shqipërisë ka zhvilluar një takim me bosa të mëdhenj droge.

Berisha u shpreh se kjo është vërtetuar nga hetimet e anti-mafias italiane dhe se ka dyshime që ky delegacion është udhëhequr nga vetë Rama.

“Charter-i është nisur nga Tirana. Ju siguroj që kanë qenë zyrtarë dhe ministra të Shqipërisë, këtë e kam të sigurt. Falenderoj antimafian italiane dhe gazetarët italianë. Ka dyshime që ky delegacion është udhëhequr nga vetë Rama. Po këto janë dyshime. Megjithatë, Rama duhet të japë dorëheqjen. E dini që Aruba është qendra ku mblidhen bosat më të mëdhenj të mafias dhe drogës. Aruba është bursa botërore e drogës dhe krimit dhe është në kontroll të plotë nga katër klanet mafioze të Venezuelës. Kanë qenë kartelet e drogës së Shqipërisë dhe natyrisht ortakët e tyre të karteleve të Kolumbisë, Ekuadorit, Venezuelës etj.”- tha Berisha.

Berisha u shpreh se kjo është vërtetuar nga hetimet e anti-mafias italiane./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz