Chapecoense dhe Atletico Nacional, në fushë 10 vjet pas katastrofës ajrore të 2016

Një dekadë pas tragjedisë ajror që përgjysmoi Chapecoensen dhe që preku të gjithë botën e futbollit, klubi brazilian dhe Atletico Nacional u takuan sërish në Medellin të Kolumbisë për të festuar një miqësi që lindi nga një dramë.
Në stadiumin Atanasio Girardot, ku në vitin 2016 do të luhej ndeshja e parë e finales së Copa Sudamericana mes këtyre dy skuadrave, Chapecoense dhe Atletico Nacional e mbyllën këtë përballje me barazimin 1-1, por rezultati kaloi në plan të dytë në një ditë që iu dedikua 71 viktimave të aksidentit ajror që ndodhi në 28 nëntor të 2016.
Futbollistët e të dyja skuadrave kishin një shirit me shkrimin ’71 gjithnjë të pranishëm’ dhe përpara fillimit të ndeshjes ata u mblodhën në mesin e fushës për himnet kombëtare dhe më pas për të pozuar së bashku për një foto simbolike. Në minutën e 10 ndeshja u ndërpre dhe publiku u ngrit në këmbë për të duartrokitur për viktimat. Mes të pranishmëve ishte Helio Neto, ish futbollist i Chapecoenses dhe një prej të mbijetuarve nga aksidenti.

Lexo edheVëllau i Abdelhak Nourit flet rreth gjendjes së ish-futbollistit
‘Shpresoj me gjithë zemër që kjo vëllazëri të zgjasë edhe për shumë vjet të tjerë-tha ai duke falenderuar Atletico Nacional për mbështetjen e dhënë pas katastrofës. Klubi kolumbian kishte kërkuar CONMEBOL që t’ia japë Chapecoenses titullin e Copa Sudamericana 2016 që u bë edhe i vetmi trofe ndërkombëtar i fituar nga klubi brazilian.














