BallinaRegjionaleÇfarë thotë Nuredin Lushtaku për kandidaturën e Bekim Jasharit

Çfarë thotë Nuredin Lushtaku për kandidaturën e Bekim Jasharit

Të ngjajshme

Turqia e “hendikepuar” në mbrojtje, Demiral mungon ndaj Kosovës

E martja vendos kombëtaren e fundit që do të...

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj...

Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana

Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë...

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Partia Demokratike e Kosovës për herë të parë nuk do të garojë në bastionin e saj, Skenderajn, kjo pasi Bekim Jashari ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të kësaj komune.

Mirëpo, ky propozim i djalit të dëshmorit Hamëz Jashari, nuk po brengos zyrtarët e PDK-së. Njëri prej personave i cili kishte ‘përvjelur mangët’ për t’i hyrë garës për kryetar, Nuredin Lushtaku, thotë se do ta përkrah Bekimin për zgjedhjet e 22 tetorit. Madje, Lushtaku në një prononcim për “Indeksonline” tregon se do t’i bashkohet Jashari edhe në fushatën parazgjedhore.

“Kandidaturën e tij e mirëpresim. Jemi tërhjek me arsyen se ai ka kandiduar i pavaruar dhe unë jam në mbështetjen e tij deri në maksimum. Nuk e shoh dorëzim të PDK-së, por nëse dikush e she mundesh me vet dikën tjetër ma nalt”, ka thënë ai, duke shtuar se tani do të merremi me fushatë.

“S’kam pretendime kurrfarë. Jam në mbështetje të Bekimit deri në fund dhe asnjë pretendim nuk kam. Po normal që do të jem në fushatë me të”, ka thënë Lushtaku.

Në fund, ish-deputeti i Kuvendit të Republikës shprehet i bindur se asamblistët e PDK-së nuk do ta bllokojnë Jasharin në vendimet komunale.

“Nuk ka kërkesash. Kryetari i ka kompetencat e veta dhe unë e di atë punë. Asambleja duhet me mbështetë kryetarin dhe ai do të ketë një bashkëpunim të mirë me të”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz