BallinaRegjionaleDrenasÇfarë thotë komuna e Drenasit për ndërtimin e çerdhes së qytetit

Çfarë thotë komuna e Drenasit për ndërtimin e çerdhes së qytetit

Të ngjajshme

Menopauza mund të shkaktojë depresion

Një grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj...

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Komuna e Drenasit ia ka dërguar Donatorit të BE-së, vendimin për lokacionin, Ministria e Arsimit ka rekomanduar Kryetarin Lladrovci, në shkresën e datës 10.06.2017, se caktimi i lokacionit në fshatin Tërstenik “është larg zonës urbane” andaj BE-ja kishte kërkuar që objekti për fëmijët të ndërtohet në zonën urbane.

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të sqaroj opinionin rreth ndërtimit të çerdhes së qytetit, temë kjo e ngritur kohën e fundit nga disa kandidat për kryetar komune, duke e dezinformuar qytetarin për poenë politik.Komuna e Drenasit, assesi nuk ka qëllim politik me këtë komunikatë. Qëllimi kryesor i saj është të njoftohen qytetarët e Komunës dhe opinioni rreth procedurave për ndërtimin e saj, pasi që me ndërtimin e kësaj çerdhe është interesi i qytetarëve.

Komuna fillimisht kishte nisur kërkesat në Ministrinë e Arsimit, mirëpo në bashkëpunim me këtë të fundit dhe Komunën e Drenasit ishte gjetur donatori për ndërtimin e çerdhes nga Bashkimi Evropian dhe ishte kërkuar që Komuna të merr vendimin për fillimin e procedurave për ndërtimin e objektit.

Në kuadër të kësaj, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci ne mbledhjen e Kuvendit të Komunës në muajit shkurt të këtij viti, kishte dërguar katër propozime për ndërtimin e çerdhes dhe Kuvendi kishte vendosur që çerdhja të ndërtohet në Tërstenik.

Pasi që Donatorit të BE-së, i është dërguar vendimi, Ministria e Arsimit ka rekomanduar Kryetarin Lladrovci, në shkresën e datës 10.06.2017, se caktimi i lokacionit në fshatin Tërstenik “është larg zonës urbane”, andaj BE-ja kishte kërkuar që objekti për fëmijët të ndërtohet në zonën urbane dhe kishte kërkuar afatin optimal që të dërgohen dokumentacionet e një sipërfaqe prej 30 ari për ndërtimin e saj.

Kryetari i Komunës së Drenasit kishte propozuar lokacionin për ndërtimin e objektit të ri të çerdhes për fëmijët në vendin e quajtur “Ashanajka”.

Për hir të korrektësisë dhe transparencës ndaj opinionit, me këtë komunikatë sqarojmë se kushdo që shpreh interesim për të verifikuar këto fakte,  për ndërtimin e çerdhes, do t’ia japim, në disponim, sipas kërkesës zyrtare.

Image may contain: outdoor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz