back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeÇfarë tha Agim Veliu mbrëmë që u shkarkua sot nga Albin Kurti

Çfarë tha Agim Veliu mbrëmë që u shkarkua sot nga Albin Kurti

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Përkrahja e thirrjes së presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, i ka kushtuar Agim Veliut. Kryeministri Kurti e shkarkoi numrin dy të LDK-së nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.

Kryeministri Albin Kurti me një vendim të papritur e ka shkarkuar nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliun, i cili mbrëmë u deklarua ndryshe nga qëndrimi i Qeverisë.

Derisa Qeveria e Kosovës, përmes zëvendëskryeministrit Haki Abazi, u deklarua kundër kërkesës së Thaçit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të situatës nga virusi Covid-19.

Veliu dje ka thënë se situata është serioze dhe se duhet të ndërmerren masat më ekstreme për t’u mbrojtur nga pandemia.

“Situata në Kosovë është serioze. Numri i të prekurve po rritet”, ka deklaruar Veliu në Klan Kosova.

“Institucionet duhet t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që ta parandalojnë këtë pandemi”, ka shtuar ai.

“Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat. Qofshin ato edhe ekstreme, sikurse po quhen, që të mbrohemi nga ky rrezik që e ka përfshirë globin, por edhe Kosovën”, është shprehur Veliu.

Ai tutje ka përkrahur propozimin e Thaçit, ndonëse Qeveria pjesë e të cilës ishte Veliu nuk mbështeste diçka të tillë.

“Presidenti i Republikës ka propozuar që është mirë të bëhet gjendje e jashtëzakonshme, duke e pasur parasysh rritjen e numrit. Ai e shfrytëzon të drejtën e tij kushtetuese që ta paraqesë dekretin. Janë deputetët ata që e thonë fjalën e tyre, me votën pro ose kundër”, ka thënë ai më tej.

Përveç që është deklaruar kundër qëndrimit të Qeverisë, në shpjegimin e Zyrës së kryeministrit për shkarkimin e Veliut thuhet se ai ka përhapur panik duke thënë se numri i të infektuarve nga virusi Covid-19 po rritet orë pas ore.

“Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Ai, gjithashtu, në këtë deklarim, përhapë panik duke thënë se “numri i të prekurve po rritet prej ore në orë”. As Ministria e Shëndetësisë e as Instituti  Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk thanë që numri i të infektuarve me COVID-19 po rritet nga ora në orë. Në këto momente, kur e gjithë administrata publike po bën përpjekje maksimale për të minimizuar dëmet nga virusi Korona, udhëheqësit e institucioneve qendrore, përfshirë këtu anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të demonstrojnë maturi si në vendime ashtu edhe deklarim”, thuhet në komunikatën e ZKM-së. /Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz