back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeÇfarë po ndodh? Sherri me grekët, Turqia ngre avionët F-16 me raketa...

Çfarë po ndodh? Sherri me grekët, Turqia ngre avionët F-16 me raketa gati për të qëlluar

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë është rritur pas përplasjes së anijeve dy ditë më parë në Egje.

Sëfundmi, mediat turke raportojnë se Forcat Ajrore të Turqisë kanë ngritur në ajër 8 avionë të tipit F-16, të cilët janë të pajisur me raketa ajër-ajër “të gatshme për të qëlluar në rast rreziku”.

Hurriyet raporton se 8 avionët F-16 do të qendrojnë në ajër gjatë gjithë kohës duke patrulluar në zonën detare ku është duke kryer kërkime anija “Oruç Reis” dhe do t’i përgjigjen çdo provokimi nga ushtria greke.

Avionët turq janë të pajisur me raketa “AIM-9 Sidewinder”, të cilat janë armatimi standard i këtij lloj avioni në raste të tilla.

Dy netë më parë, gjatë tensionit në Egjeun Lindor u shënua një përplasje fizike mes fregatës turke “Kemal Reis” dhe asaj greke “Lemnos”.

Greqia e cilësoi aksident, kurse Turqia provokim, ndërsa Erdogani kërcënoi se do t’i përgjigjeshin çdo lëvizjeje të ngjashme të grekëve. / abcnews.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz