back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaRegjionaleDrenasÇfarë po ndodh me Feronikelin?

Çfarë po ndodh me Feronikelin?

Të ngjajshme

Emocionuese/ Justin Bieber publikon foto me të birin, Jack-un

Justin Bieber vazhdon të ndajë me fansat pamje të...

Me sloganin “Dritë për Komunat” AAK e hapë të shtunën fushatën për zgjedhjet lokale

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapë zyrtarisht...

Borrell godet rëndë Trumpin, kërkon që BE ta kuptojë që “ai kurrë s’do të jetë aleat”

Josep Borrell, ish-Kryediplomati i Bashkimit Evropian, ka botuar një...

Osmani kritikon vendimin e Kushtetueses: Po kërkohet të bllokohet shteti për një nënkryetar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj vendimit...

Premtimet e njëpasnjëshme se prodhimi në “Ferronikël” do të rinisë deri në fund të gushtit të këtij viti, siç duket ishin vetëm fjalë, sa për ta larguar vëmendjen e mbi 1 mijë punëtorëve të gjigantit kosovar, të cilët mund të mbesin pa punë.

Menaxhmenti i “Ferronikelit” nuk ua ka vazhduar kontratat punëtorëve, të cilët deri më tani janë dërguar në pushim me 70 për qind të pagës, shkruan “Zëri”.

Në komunën e Drenasit vlerësojnë se ndërprerja e prodhimit do të godiste ekonominë familjare paraprakisht, pasi që në “Ferronikel” janë të punësuar mbi 1 mijë punëtorë, përfshirë edhe kontraktorët.

“Ferronikeli”, i cili është privatizuar në vitin 2005, ka ndërprerë prodhimin më 1 prill të këtij viti, për shkak se, siç ishte thënë në një njoftim të New Co Ferronikeli Complex, anëtar i grupit të kompanive Cunico Resoures NV, “të problemeve teknike të zbuluara kohëve të fundit me pajisje të caktuara në fabrikë, të cilat kanosin sigurinë në fabrikë, krijojnë rrezikun që të shkaktohet dëm i pariparueshëm i pajisjeve, dhe në këtë mënyrë detyron vendosjen e menjëhershme të fabrikës në gjendje për riparim, si dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve, e cila po shkakton humbje të konsiderueshme për grupin”. /Zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz