Çfarë po ndodh? Dhjetëra hektarë male të Drenicës po digjen tani (FOTO)
01

Lexo edheKëto vende do të mbesin pa rrymë

Sipas burimeve të portalit Drenica Press dhjetëra hektarë male të fshatit Syriganë të Skenderajt tanimë janë në flakë, transmeton Drenica Press.
Banorët e këtij fshati thanë për Drenica Press se pjesa dërrmuese e bjeshkës së Syriganës tashmë vetëm është djegur, ku kjo bjeshkë shquhej për bukuri të jashtëzakonshme natyrore.
Banorët u shprehen mjaft të mllefosur të reagimit më vonesë të zjarrëfikësve dhe zyrtarëve komunal, pasi nuk reaguan shpejt për të ndalur dëmet e mëdha që po shkaktohen nga djegja e bjeshkës së këtij fshati.
Lexo edheKëto vende do të mbesin pa rrymë
Sipas burimeve të Drenica Press dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe ende po vazhdon të digjet bjeshka e Syriganës./drenicapress.info/

