back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeÇfarë po ndërton Serbia në liqenin e Gazivodës?

Çfarë po ndërton Serbia në liqenin e Gazivodës?

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Në Këshillin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë është debatuar gjatë për raportin e paraqitur nga Zyra për Kosovën rreth “punës që ajo zyrë ka bërë” në vendin tonë.

Sipas portalit kossev, deputeti në këtë kuvend nga Zubin Potoku, Slavisha Ristiq nuk është pajtuar me konstatimin e Kozarevit se Serbia i ka ruajtur institucionet në Kosovë

Ai në vazhdim ka pyetur se çfarë po ndërtohet në Liqenin e Gazivodës?

“Ky projekt është ndërtuar nën vellon e sekretit shtetëror e zyrtar dhe thjesht as deputetët dhe as opinioni nuk e di cila është e vërteta për të dhe çfarë shërben”, ka thënë Ristiq.

Ai, ka thënë se ky objekt është sektaret shtetëror.

“Edhe ky objekt është sekret shtetëror, shihet nga rruga, ngjan në një objekt turistik, unë gëzohem që Serbia ndërton objekte atje. Ai është vend shumë i bukur, objekti duket impresiv, por jo impresive është se për të flitet si për një projekt me vello sekreti dhe me shenjën e sekretit shtetëror e zyrtar”, ka shtuar ai duke sqaruar në fund se fjala është për projektin me emrin “Qendra për monitorim të ujit, zhvillim të sportit dhe të aktivitetit humanitar”, shkruan Koha.

Ristiq në fund ka thënë se opinioni nuk di asgjë çfarë u bë me kamerat e sigurisë për të cilat në veri Serbia ka investuar 500 mijë euro.

Të Fundit

Sport

ShowBiz