back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeÇfarë po ndërton Serbia në liqenin e Gazivodës

Çfarë po ndërton Serbia në liqenin e Gazivodës

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Në Këshillin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë është debatuar gjatë për raportin e paraqitur nga Zyra për Kosovën rreth “punës që ajo zyrë ka bërë” në vendin tonë.

Sipas portalit kossev, deputeti në këtë kuvend nga Zubin Potoku Slavisha Ristiq nuk është pajtuar me konstatimin e Kozarevit se Serbia i ka ruajtur institucionet në Kosovë.

Ai në vazhdim ka pyetur se çfarë po ndërtohet në Liqenin e Gazivodës?

“Ky projekt është ndërtuar nën vellon e sekretit shtetëror e zyrtar dhe thjesht as deputetët dhe as opinioni nuk e di cila është e vërteta për të dhe çfarë shërben”, ka thënë Ristiq.

“Edhe ky objekt është sekret shtetëror, shihet nga rruga, ngjan në një objekt turistik, unë gëzohem që Serbia ndërton objekte atje. Ai është vend shumë i bukur, objekti duket impresiv, por jo impresive është se për të flitet si për një projekt me vello sekreti dhe me shenjën e sekretit shtetëror e zyrtar”, ka shtuar ai duke sqaruar në fund se fjala është për projektin me emrin “Qendra për monitorim të ujit, zhvillim të sportit dhe të aktivitetit humanitar”, transmeton Koha.

Ristiq në fund ka thënë se opinioni nuk di asgjë çfarë u bë me kamerat e sigurisë për të cilat në veri Serbia ka investuar 500 mijë euro.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz