back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaJetëÇfarë paralajmëron rrjedhja e gjirit gjatë shtatzënisë dhe a duhet të shqetësoheni?

Çfarë paralajmëron rrjedhja e gjirit gjatë shtatzënisë dhe a duhet të shqetësoheni?

Të ngjajshme

Konferencat për Kushtetuesen, Gashi: Po përgatitet terreni për zgjedhjet e ardhshme

Avokati Tomë Gashi ka komentuar konferencat e mbajtura nga...

‘In the Making IV’ në Galerinë 17

Nga 15 shtatori deri më 6 tetor, në Galerinë...

Lirohet kameramani Jetmir Muji

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është njoftuar se...

Ndodhë në Premierligë, West Ham nënshkruan me portierin e vet!

Një transferim i pazakontë ka ndodhur në Premierligën angleze. Skuadra...

Nëse gjinjtë tuaj rrjedhin lëng të bardhë, të verdhë ose pa ngjyrë, kjo tregon se trupi juaj po përgatitet të ushqejë fëmijën me gji.

Zakonisht gjinjtë tuaj fillojnë të rrjedhin në fund të tremujorit të tretë, por mund të ndodhë në çdo kohë pas pesë apo gjashtë muajsh shtatzani.

Lëngu që vëreni quhet kulloshtër, i cili është pararendës i qumështit të vërtetë që do të filloni të prodhoni disa ditë pas lindjes.

Kulloshtra është e pasur me proteina dhe përmban antitrupa që mbrojnë fëmijën tuaj nga infeksioni gjatë ditëve të tij të para në jetën reale. Ju nuk do të jeni në gjendje të ndaloni rrjedhjet, por mund të vëreni se ato do bëhen më intensive, kur gjinjtë tuaj stimulohen si për shembull gjatë marrëdhënieve seksuale.

Nëse ju krijon bezdi në veshje, mund të mbani napa të holla poshtë reçipetave. Por, nëse lëngu që del nga gjinjtë tuaj, fillon të duket i përgjakur, është mirë të shkoni te mjeku. Shumë herë, kjo nuk është asgjë për t’u shqetësuar; pasi shkaktohet nga ndryshimet e mëdha nëpër të cilat kalojnë kanalet e qumështit gjatë përgatitjes për laktacion.
Në shumicën e rasteve ato pastrohen pas lindjes dhe nuk ndikojnë në aftësinë tuaj për të ushqyer me gji. Nëse nuk largohet brenda disa muajsh pas lindjes së fëmijës tuaj, mjeku mund të bëjë disa teste për të gjetur shkakun.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz