back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeÇfarë i tha Gent Caka Dacicit në samit, që shkaktoi të qeshura...

Çfarë i tha Gent Caka Dacicit në samit, që shkaktoi të qeshura në sallë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Gent Caka ka patur sot të parin takim si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, de facto. Dhe pikërisht në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit, Caka është përballur me një situatë të krijuar nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç.

Duke parë që në takim gjendej përveç Gent Cakës edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, përfaqësuesi serb ka kërkuar shkas për ta parë këtë si provokim dhe në përpjekje për të ironizuar, që në hyrje të mbledhjes është shprehur:

-Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama.

Por, sipas burimeve për “Opinion.al”, përgjigja që ka ardhur nga përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë, Gent Caka ka shkaktuar të qeshura në sallë. Duke ju referuar faktit, që Daçiç është nga Prizreni, Ministri Caka është përgjigjur:

–  Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz