Çfarë gjesti: Qytetari nga Ferizaj gjen portofolin me para, i’a kthen shtetasit serb
BILLI

Lexo edheRastet e fundit janë nga këto fshatra të Drenasit

Portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera ( letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).

Lexo edheRastet e fundit janë nga këto fshatra të Drenasit
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur , në stacionin e policisë”, thuhet në komunikatën e Policisë në Ferizaj.