Kur flasim për teknologjinë dihet që dita e ditës po evulon edhe më shumë. Sot ne do të flasim për internetin e gjërave apo internet of things “IoT”. Në këtë artikull, ne do të ndajmë dy gjërat e rendësishme që duhet të dini rreth IoT se çfarë është IoT? dhe pse është e rendësishme?
LEXO EDHE:
Çfarë është IoT?
-
Interneti i Gjërave apo “IoT” është në epiqendrën e Revolucionit të Transformimit Dixhital që po ndryshon formën e biznesit. Ky transformim ndikon në gjithçka, nga mënyra se si i menaxhojmë dhe operojmë shtëpitë tona deri te automatizimi i proceseve në pothuajse të gjitha industritë.
Pse ka rëndësi IoT
Kur diçka është e lidhur me internetin, kjo do të thotë se mund të dërgojë informacion ose të marrë informacion, ose të dyja.
Kjo aftësi për të dërguar dhe/ose marrë informacion i bën gjërat të zgjuara. Le të përdorim telefonat inteligjentë si shembull. Ju mund të dëgjoni çdo këngë në botë, por jo sepse telefoni juaj ka çdo këngë të ruajtur në të.
Çdo këngë në botë ruhet diku tjetër (ai vend njihet si “re”). Telefoni juaj mund të kërkojë një këngë dhe të marrë informacion për ta transmetuar atë.
Në Internetin e Gjërave, të gjitha gjërat mund të ndahen në dy kategori: Sensorë që mbledhin informacion dhe pastaj i dërgojnë ato. Kompjuterët që marrin informacion dhe më pas veprojnë sipas tij.