Çështja Ronaldo, fansat e tij vënë në shënjestër bashkëshorten e Gonçalo Ramos

Çështja e përplasjes mes Cristiano Ronaldos dhe kombëtares portugeze ka ndikuar edhe te Gonçalo Ramos, ai që i ka marrë vendin yllit luzitan në repartin e sulmit.
Futbollisti i Milanit që po bën shumë mirë këto ditë në Nations League është vënë në shënjestrën e admiruesve të Cristiano Ronaldos që ka lënë grumbullimin e Kombëtares mes polemikave me trajnerin Jorge Jesus.
Në orët e fundit mbështetësit e 41 vjeçari pushtuan llogarinë në rrjetet sociale të bashkëshortes së futbollistit, Margarida duke mbushur me komente dhe meme postimin e fundit të saj, ku ajo shfaqet me Gonçalo Ramos dhe djalin e tyre.

Lexo edheSpanja arrin një rekord të pabesueshëm në futboll
Në komente shihenn shumë foto të Ronaldos, por ka nga ata që shkruajnë: “Thuaji bashkëshortit tënd se nuk mund të zëvendësojë Ronaldon”. Dhe duke lexuar nëpër komente ka edhe nga ata që janë më të arsyeshëm.
“Urrejtja ndaj futbollistëve ka një kufi-lexohet-jam një admirues i madh i Ronaldos, por të flasësh për këtë në postimin e një bashkëshorteje është pak e tepërt”, shkruhej në këto komente.














