back to top
Saturday, February 28, 2026
BallinaLajmeÇështja e Presidentit – Kurti: Po maksimalizojmë përpjekjet që javën e ardhshme...

Çështja e Presidentit – Kurti: Po maksimalizojmë përpjekjet që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses

Të ngjajshme

Hoteli luksoz në Dubai në flakë nga sulmet iraniane

Një zjarr ka shpërthyer pranë hyrjes së hotelit Fairmont...

Era Istrefi paralajmëron këngën e re

Ylli i muzikës, Era Istrefi, duket se ka gati...

Pa marrëveshje me PDK-në, Kurti: Do të kemi propozime partiake për President

Kryeministri Albin Kurti tha se kryetari i Partisë Demokratike...

Yamal “shpërthen” me 3 gola, Barcelona e shkatërron Villarealin në “Camp Nou”

FC Barcelona vazhdoi dominimin në La Liga duke triumfuar...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se takimi me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, synon intensifikimin e përpjekjeve për të arritur një marrëveshje të suksesshme javën e ardhshme.

Para nisjes së takimit, Kurti u shpreh se angazhimi i tij mbetet i fokusuar në finalizimin me sukses të procesit në vijim, transmeton lajmi.net.

“Po shkojmë në takim për ta vazhduar dhe maksimalizuar përpjekjet, në mënyrë që javën e ardhshme gjithçka të kurorëzohet me sukses”, deklaroi Kurti.

Takimi ndërmjet Kurtit dhe Hamzës është paraparë të nisë në orën 16:00 dhe vjen në kuadër të konsultimeve politike për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Nga ana tjetër, Hamza ka bërë të ditur se në këtë takim do të diskutohen tema aktuale politike, ndërsa zyrtarë të PDK-së kanë theksuar se brenda partisë janë shqyrtuar parimet dhe qëndrimet lidhur me këtë çështje, pa u diskutuar emra konkretë. Sipas tyre, në fokus mbeten stabiliteti shtetëror dhe baraspesha institucionale.

Takimi i sotëm konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të siguruar konsensusin e nevojshëm politik për proceset e ardhshme institucionale./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz