back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeÇertifikohen dy qenë policorë

Çertifikohen dy qenë policorë

Të ngjajshme

Supremja refuzon ankesën e “Alternativës” për fondet e partive

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën...

Dolce e “BBVK”-së s’po i ndahet Prishtinës, shihet te kafenetë e vogla!

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është parë...

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka...

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt ceremonia e certifikimit të dy qenve policorë, një nga Policia e Kosovës dhe një nga Policia e Shqipërisë, të siguruar si donacion nga Ambasada e Francës.
Procesi i trajnimit (SAMBI – trajnim për qen shumë qëllimesh) ka zgjatur 16 javë, ndërsa certifikimi përfundimtar është realizuar në periudhën 09–12 mars 2026, nën mbikëqyrjen e instruktorëve nga Qendra e Trajnimit në Gramat, Francë, me përkrahjen e OSBE-së.

Në këtë ceremoni, morën pjesë zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë nga OSBE, përfaqësues të Ambasadës së Francës dhe instruktorë nga Franca, zyrtarë të OSBE-së nga Shqipëria, përfaqësues të Departamentit të Burimeve Njerëzore dhe Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse të Policisë së Kosovës, si dhe eprorë dhe staf i Njësisë Policore me Qenë Policor (K9).

Gjatë ceremonisë u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës, Ambasadës së Francës dhe OSBE-së, për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Njësisë K9, përmes mbështetjes në infrastrukturë, trajnimit dhe donacioneve të qenve policorë. Ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e kapaciteteve për luftimin e krimit, veçanërisht në zbulimin e drogës, kartëmonedhave të falsifikuara, armëve, municionit dhe materialeve polimerike, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal në luftimin e krimit ndërkufitar.

Ceremonia u përmbyll me falënderime nga Policia e Kosovës dhe me zotimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve të Njësisë K9.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz